Tabela e përmbajtjes:
Ankthi është diçka që ne të gjithë e ndjejmë herë pas here dhe paraqet një emocion norma dhe të shëndoshë, në lumturi dhe trishtim.
Por, kur personi ndjehet çdo ditë me ankth, kjo mund të shkaktojë vështirësi të ndryshme fizike dhe psikike, për të cilat nevojitet ndihma e një eksperti. Ankthi çon në manifestime të pakëndshme siç janë nervozizmi i vazhdueshëm, frika, shqetësimi...
Gjendja gjithnjë e tensionuar, frika dhe nervozizmi shkaktojnë probleme të ndryshme fizike që manifestohen siç janë frymëmarrja, rrahjet e zemrës, djersitja dhe një varg simptomash tjerë, që për personin që i përjeton mund të jenë të frikshëm. Ankthi i moderuar mbetet kryesisht në shqetësim dhe simptoma të pakuptueshme, ndërsa ankthi i rëndë mund të ndikojë seriozisht në kualitetin e jetesës.
Çfarë është në të vërtetë ankthi?
Ankthin e karakterizojnë reagimet e pamatura në situata normale jetësore. Gjendja gjithnjë e tensionuar dhe shqetësimi për gjërat që realisht nuk ekzistojnë dhe nuk ka indikacione që do të ndodhin.
Tek disa persona bëhen të qartë shkaqet e ankthit, p.sh. pas një ngjarje traumatike, ndërsa tek të tjerët shkaku i ankthit mund të mos jetë i njohur. Kjo mund të shkaktojë stres të shtuar, sepse nëse nuk e dinë cili është shkaku, do ta kenë më vështirë që ta tejkalojnë këtë gjendje.
Pikërisht për këtë është e rëndësishme që të bëhet dallimi ndërmjet ndjenjës normale të ankthit dhe çrregullimeve të ankthit, që kërkojnë ndihmën e një eksperti. Duke identifikuar dhe pranuar problemin, jeni në gjysmë të rrugës për shërim.
Llojet e ankthit
Në çrregullime të ankthit bëjnë pjesë: çrregullimet e përgjithshme të ankthit, çrregullimet obsesivo-kompulsive (ÇOK), çrregullimet e panikut, çrregullimet e stresit post-traumatik (ÇSPT), ankthi social dhe fobitë specifike nga disa gjëra apo situata konkrete.
Simptomat e ankthit
Të gjithë këto simptoma çojnë në paaftësi për të funksionuar dhe paralizojnë jetën në masë të madhe.
Duhet të jeni të vetëdijshëm që ankthin çdokush nuk e përjeton njëjtë. Manifestimet ndonjëherë mund të ndryshojnë nga ndjenja e fluturave në stomak deri tek përshtypja do zemra do të ju “del” prej vendi.
Shumë shpesh personat me ankth kanë frikë që do të humbin kontrollin, dhe që do humbasin lidhjen ndërmjet mendjes dhe trupit.