Fobija, lečenja straha na klinici || Dr Vip Vorobjev
  • Srpski jezik
  • Engleski jezik
  • Francuski jezik
  • Nemački jezik
  • Ruski jezik
  • Španski jezik
  • Italijanski jezik
  • Bugarski jezik
  • Grčki jezik
  • Arapski jezik
  • Iranski jezik
  • Albanski jezik
Menu
Menu

Fobija

Nuk ka asnjë person që nuk ka frikë nga diçka. Në fakt, frika është emocion normal i kërcënimit nga ambienti i jashtëm. Sipas mendimit të psikologëve ajo është reagim i shëndoshë i organizmit tonë i cili na parandalon të hyjmë në situata të rrezikshme për jetë.   

Gjatë jetës njeriu ka frika të ndryshme. Dhe derisa disa zhduken vetë, shfaqen frika të reja në përputhje me moshën.

Por, ekzistojnë frika paralizuese që paraqesin kërcënim serioz ndaj funksionimit normal.  këto frika quhen fobi.

Vip Vorobjev- fobija

Çdo frikë e shfaqur nuk është fobi

Sa herë gjatë bisedave të përditshme keni dëgjuar bashkëbiseduesin duke thënë që ka fobi. Shpesh edhe vetë e përdorim këtë fjalë, dhe nuk jemi të vetëdijshëm çfarë ajo don të thotë në të vërtetë. Për këtë arsye është e rëndësishme të dihet si të dalloni fobinë nga frika “e zakonshme”.

Në të vërtetë, fobia është frika joreale dhe e paarsyetuar nga gjëra, veprime apo situata të caktuara. Ajo shkaktohet nga ngjarjet e së kaluarës që i kemi përjetuar si të rrezikshme dhe vdekjeprurëse. Madje edhe përvojat negative të njerëzve të afërt mund të çojnë në frikë irracionale.

Njerëzit që vuajnë nga ndonjë fobi, zakonisht janë të vetëdijshëm për problemin e tyre. Për fat të keq, kjo frikë nuk është nën kontrollin tonë dhe shoqërohet me një sërë simptoma fizike dhe psikike.

Besoni apo jo, rreth 10 për qind numrit të përgjithshëm  të popullatës ka ndonjërën prej 400 llojeve të fobisë. Njerëzit më së shpeshti frikësohen nga merimangat, minjtë, gjarpërinjtë apo shpendët. Më pas vijnë frika nga dukuritë natyrore, para së gjithash nga bubullima (brontofobia). Nga fobitë që kanë të bëjnë me situatën, frika më e theksuar është nga lartësia (akrofobia) dhe nga hapësira e mbyllur (klaustrofobia). 

Përveç dobive të zakonshme, ekzistojnë edhe fobitë komplekse, siç janë fobia sociale, apo frika nga situatat shoqërore. Personat me këtë fobi kanë frikë nga poshtërimi publik dhe kritikat negative dhe evitojnë takimet me njerëz të panjohur, turmat dhe vendet publike.

Trajtimi i fobisë në klinikën tonë

Klinika VIP Vorobjev është institucioni kryesor për trajtimin e fobisë. Terapia e zgjedhur varet nga serioziteti i gjendjes, që do të thotë që çdo pacient ka trajtim individual. 

Njohuritë e përfituara dhe përvoja shumëvjeçare e ekspertëve tanë mundësojnë që me kohë të zbulohet burimi i vërtetë i frikës dhe t’i qasjet e largimit të saj. Me kombinimin e terapisë kognitive- behaviorale dhe psikologjisë energjetike gradualisht ju ekspozojmë situatës apo gjërave që shkaktojnë fobi që të mësoni si të silleni në këtë situatë kritike.

Me kalimin e kohës, me ndihmën e këshillave tona, përsëri do të vendosni kontrollin e plotë ndaj jetës suaj, sepse nuk do të ekzistojë frika që ju shtrëngon të përjetoni momente të bukura.

Klinika për sëmundjet e varësisë Dr Vorobjev

Kontrola vašeg života i realna očekivanja od vaših svakodnevnih izazova su ključ za smanjenje stresa.

— Josh Billings

Të fundit nga blogu ynë

    • 12/02/2020
    Detoksifikimi nga heroina – Riktheni kontrollin e jetës suaj!

    Detoksifikimi nga heroina – Riktheni kontrollin e jetës suaj!

    Detoksifikimi nga heroina është një hap i rëndësishëm për  trajtimin e personave të varur. Heroina është substanca psikoaktive më vjetër e njohur. Lulëkuqja, nga e cila fitohet heroina është përdorur qysh në kohën e sumerëve. Çfarë efekti fillestar ka tregon edhe vetë emri, pasi në përkthim bukval nga gjuha e tyre, e ka kuptimin –

    Lexo me shume
    • 25/12/2019
    Varësia nga interneti – Sëmundje e epokës moderne

    Varësia nga interneti – Sëmundje e epokës moderne

    Varësia nga interneti është sëmundje e epokës moderne. Shekulli XXI karakterizohet me telefona celular, internet dhe rrjete sociale. Sigurisht, ata na kanë lehtësuar jetën në masë të madhe. Vetëm me një klikim mund të gjejmë informacionet e nevojshme. Detyrat e punës tani i kryejmë edhe jashtë zyrës, ndërsa nga komoditeti i shtëpisë mund të blejmë,

    Lexo me shume