Suzavisnost, lečenje i oporavka na klinici || Vip Vorobjev
  • Srpski jezik
  • Engleski jezik
  • Francuski jezik
  • Nemački jezik
  • Ruski jezik
  • Španski jezik
  • Italijanski jezik
  • Bugarski jezik
  • Grčki jezik
  • Arapski jezik
  • Iranski jezik
  • Albanski jezik
Menu
Menu

Bashkëvarësia

Bashkëvarësia i referohet pranimit të varësisë brenda familjes. Personi i varur nuk kritikohet për zgjidhjet dhe sjelljet e tij të gabuara por ato tolerohen.

Familja shpesh nuk mund të ballafaqohet me varësinë brenda familjes dhe ndjehet e pafuqishme që të ndryshojë diçka. Për këtë arsye fillon të përshtatet me situatën e sapokrijuar dhe në këtë mënyrë mbështet varësinë.

Ne e kuptojmë si ndjeheni por duhet të mblidhni forcat që të inicioni procesin trajtimit para se të bëhet vonë sepse këtë nuk mund ta bëjë askush përveç juve.

Si vjen deri tek bashkëvarësia në familje?

Ne e dimë që keni qenë të shokuar dhe për ju ka qenë jashtëzakonisht e vështirë kur keni zbuluar që fëmija juaj, deri dje nj[ nxënës i mirë dhe perspektiv papritmas iu drejtua diçkaje që e çon në shkatërrim. Ndoshta edhe më parë ka pasur shenja që kanë treguar në të, por ju nuk i keni vërejtur sepse është shumë e trishtueshme që t’i pranoni vetes çfarë po ndodh me të vërtetë.

Ky nuk është faji juaj sepse ai është reagim natyral në atë stres. Është e rëndësishme që situata mund të përmirësohet dhe ne jemi këtu për të ju ndihmuar. 

E dimë që brengoseni rreth asaj se si do të ju shohin njerëzit tjerë dhe a do të ju gjykojnë, por kjo nuk është e rëndësishme, e vetmja gjë e rëndësishme është t’i ndihmoni fëmijës tuaj dhe ta shpëtoni nga kthetrat e pamëshirshme të drogës. Prioriteti është që fëmija juaj përsëri të jetë i lirë, i shëndetshëm dhe i aftë të jetojë jetë normale, e ju së bashku me të.

Suzavisnot lečenje - Vip Vorobjev Srbija

Si të veprohet në rast të bashkëvarësisë?

Shumë prindër marrin përsipër përgjegjësitë dhe obligimet e personit të varur. I arsyetojnë mungesat, i shesin gjërat, i kthejnë borxhet, e lirojnë nga obligimet, e blejnë vitamina, ilaçe e madje i blejnë edhe drogë. Kjo ka si pasojë që personi i varur nuk e vëren që po shkatërron jetën e tij por edhe jetën e më të afërmve të tij.

E dimë që është natyrale nevoja prindërore të mbrojë fëmijën e vet, por në asnjë mënyrë nuk guxoni t’i ndihmoni në këtë që e bën sepse në atë mënyrë fëmija juaj nga dita në ditë zhytet në baltë të gjallë.

Mënyra më e mirë që t’i ndihmoni është të kërkoni ndihmë profesionale. Klinika VIP Vorobjev është gjithmonë aty që të ju ndihmojë të mposhtni sëmundjet e varësisë dhe të zgjidhni problemet mentale. E dimë që shërimi është i mundur dhe gjërat mund të kthehen në normalitet. Për këtë arsye ju inkurajojmë që sa më parë të inicioni trajtimin e personit të varur, pasi këtë i keni borxh fëmijës por edhe familjes tuaj. Ne jemi ketë që të ju ndihmojmë në këtë.

Klinika për sëmundjet e varësisë Dr Vorobjev

Klinika për sëmundjet e varësisë Dr Vorobjev

Kontrola vašeg života i realna očekivanja od vaših svakodnevnih izazova su ključ za smanjenje stresa.

— Josh Billings

Të fundit nga blogu ynë

    • 12/12/2019
    Trajtimi i personave të varur – Shpëtoni nga adikcioni në mënyrë të sigurt dhe pa dhimbje!

    Trajtimi i personave të varur – Shpëtoni nga adikcioni në mënyrë të sigurt dhe pa dhimbje!

    Varësia nga drogat, përkatësisht nga narkotikët është një sëmundje e rëndë, kronike dhe komplekse. Personat që luftojnë me varësinë dhe që vuajnë nga kjo sëmundje kanë dëshirë kompulsive dhe të pakontrollueshme për të konsumuar substanca adiktive. Linja karakteristike e personave të varur shihet në atë që këta persona do to vazhdojnë të kërkojnë dhe të

    Lexo me shume
    • 12/12/2019
    Trajtimi i alkoolistëve – Si kryhet ky tretman?

    Trajtimi i alkoolistëve – Si kryhet ky tretman?

    Alkooli është një substancë e rrezikshme dhe njëra prej substancave psikoaktive që krijon varësi më së shumti. (Keq) përdorimi i tij afatgjatë dhe kompulsiv çon në shfaqjen e varësisë nga alkooli, përkatësisht në alkoolizëm. Kjo është njëra prej sëmundjeve më të përhapura të ditëve të sotme, e cila nuk bën diskriminim ndërmjet njerëzve dhe e

    Lexo me shume