Trajtimi i varësisë me ndihmën e Ibogainës i mundëson njerëzve që të dalin nga “balta e gjallë” e drogës dhe të jetojnë përsëri një jetë normale dhe të shëndetshme.

Ibogaina është një psikedelik ë cili fitohet nga bimë specifike afrikane. Në Afrikë me shekujt është përdorur për rituale të ndryshme për shkak të vetive të saj halucinogjene. Por, sot Ibogaina përdoret për aplikim krejtësisht të ndryshëm. Është vërtetuar që është zgjidhje e shkëlqyeshme kur bëhet fjalë për trajtimin e varësisë. 

Klinika jonë VIP Vorobjev ka shfrytëzuar përparësitë natyrale të kësaj substance për qëllime më të larta. Kemi dashur t’i ndihmojmë klientëve tanë dhe familjeve të tyre të harrojnë varësinë dhe të kthejnë një faqe të re në jetën e tyre. Falë fuqive të mrekullueshme të Ibogainës dhe ekspertëve eminent kjo është bërë e mundur. 

Si vepron Ibogiana në organizëm?

Vlen të përmendet që Ibogaina nuk zëvendëson ilaçet dhe nuk shkakton varësi. Me ndihmën e saj sigurohet detoksifikimi i sigurt dhe pa dhimbje, i cili përbën hapin e parë drejtë trajtimit të sëmundjeve të varësisë dhe kjo është pjesë e rëndësishme e terapisë në klinikën tonë VIP Vorobjev

Trajtimi i varësisë me ndihmën e Ibogainës bëhet vetëm pas kontrollimit diagnostifikues i cili përcakton gjendjen psikike dhe fizike. Më pas krijohet një plan individual i trajtimit për secilin klient. Në këtë mënyrë parandalohen të gjithë komplikimet e mundshme që mund të vijnë kur Ibogaina sigurohet vetë apo kur ajo jepet nga stafi joprofesional. Njëra prej dukurive më të shpeshta që ndodh është takikardia por ekzistojnë edhe rreziqe tjera serioze. 

Në klinikën tonë aplikojmë ekskluzivisht Ibogainën mjekësore HCL ndërsa dozën e nevojshme gjithmonë e llogarit eksperti i cili ka njohuri lidhur me të gjitha efektet.

Përvojat e klientëve tanë që kanë qenë në terapi me Ibogainë padyshim që janë pozitive. Për herë të parë njerëzit e shohin veten dhe varësinë e tij në mënyrë reale dhe objektive, e përveç saj shohin edhe pasojat e drogës, si tek vetja, ashtu edhe tek më të dashurit e tyre. Ata më në fund e kuptojnë sa kanë lënduar familjet e tyre.

Më pas vjen faza në të cilën ekspertët tanë eminent ndihmojnë klientët që të vijnë në vete he të integrojnë të gjitha përvojat e tyre jetësore. Qëllimi ynë është të inkurajojmë njerëzit, të ngjallim besimin dhe shpresën e t’i forcojmë dëshirën për shërim, e cila është vetëm në fillim. Dhe klientët me mbështetjen tonë, dalëngadalë shohin që dëshirojnë më tepër nga jeta. Është njerëzore të gabosh, e sa herë që njeriu bie, është e rëndësishme që çdo herë të ngrihet.

lečenje zavisnosti pomoću Ibogaina (2)

Trajtimi i varësisë me Ibogainë në klinikën VIP Vorobjev

Në klinikën tonë VIP Vorobjev stafi profesional është gjithmonë në dispozicion të klientëve tanë. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për këshillë, mbështetje apo krizë, kurrë nuk do të duhet që të kaloni këto të vetëm. Ne e dimë sa është e rëndësishme që të keni dikë në të cilin mund të llogaritni gjithnjë, dhe për këtë arsye ne jemi këtu.  

Edhe pse disa njerëz besojnë që varësia nga heroina, kokaina dhe opiatet tjerë, nuk mund të shërohet, ne jemi këtu t’ju dëshmojmë që ata e kanë gabim. Çdo problem mund të zgjidhet, madje edhe problemet më të vështirë. 

Stafi profesional i përkushtuar do të kujdeset që qëndrimin në klinikë ta mbani mend për të mirë. Këtë e mundësojnë hapësirat plotësisht të arreduara në të cilat mund të relaksoheni maksimalisht, larg të gjitha brengave.  

Ne jemi këtu për të mbështetur përpjekjet tuaja që të shëroheni dhe të filloni nga fillimi sepse kurrë nuk është vonë për ndryshime pozitive në jetën tuaj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a reply