Trajtimi i varësisë psikike me Ibogainë paraqet hapin kryesor për të liruar “skllavërinë” e brendshme.  

 Shumë hulumtime, por edhe media, për çdo ditë njoftojnë se shoqëria moderne është në krizë. Së bashku me krizën, situatën e vështirë ekonomike dhe presionin e rrethit, përdorimi i substancave të ndryshme psikoaktive është gjithnjë e ml i shprehur.

Alkoolizmi dhe narkomania janë probleme që njerëzimi i ka me shekuj, por viteve të fundit ka ardhur deri tek rritja dramatike e numrit të personave që ballafaqohen me sëmundjet e varësisë. Për këtë arsye me të drejtë kanë marrë epitetin “epidemia e shekullit XXI”.

Arsyeja kryesore e këtij devijimi shoqëror qëndron në faktin që sot ekziston një spektër i tërë i substancave që janë mund të gjenden në çdo anë të botës. Gjithashtu, kohërat moderne kanë sjell edhe forma të reja të varësisë, siç janë varësia nga interneti, video lojërat, bixhozi, seksi madhe edhe shopingu. Këto të gjitha ndikojnë në vetëdijen psikike të individit dhe sjellin një pamje të shtrembëruar të gjendjes reale.  

Për të eliminuar pasojat dhe që personi t’i kthehet jetës normale, është zhvilluar trajtimi i varësisë psikike me Ibogainë.

Çka është varësia psikike?

Çdo abuzim me substancat psikoaktive shkakton varësinë fizike dhe psikike. Varësia fizike e indit është një ndjenjë që asnjë person nuk mund të funksionojë “normalisht” me të.

Për dallim nga varësia fizike, varësia psikike ka të bëjë me varësinë nga ndjenjat që i krijon substanca psikoaktive. Dhe derisa në fillim dëshira për përdorim shfaqet për të ndjerë përsëri kënaqësinë dhe çlodhjen, në periudhat e mëvonshme nxitja është e pashmangshme për të larguar vështirësitë dhe simptomat e pakëndshme. 

Varësia psikike është, në të vërtetë, gjendje në të cilën mbretërojnë çrregullimet psikike. Për shkak të pamundësisë për t’i rezistuar dëshirës, substancat psikoaktive fillojnë të drejtojnë jetën e personit të varur. Në zgjidhjen e përhershme të këtij problemi mund t’i ndihmoj vetëm trajtimi i varësisë psikike me Ibogainë.  

lečenje psihičke zavinosti ibogainom

Në çka bazohet trajtimi i varësisë psikike me Ibogainë?

Trajtimi i varësisë me Ibogainë është tërësisht natyral, sepse në terapi aplikohet ekstrakti i bimës Iboga, e cila rritet në xhunglën e Afrikës së Mesme dhe asaj Perëndimore. Bëhet fjalë për një HCL (hidroklorid alkaloid) jo-toksik që fitohet nga rrënja e shkurres.  

Në doza të vogla Ibogaina vepron si stimul, duke rritur energjinë dhe duke zvogëluar lodhjen. Por, në këtë efekt ajo dallohet nga stimujt tjerë që sistemit qendror nervor, sepse ndikon drejtpërdrejtë në serotoninë dhe dopaminë në tru, që janë shtytësit kryesor të nxitjes për të konsumuar substanca psikoaktive. 

Trajtimi i varësisë psikike me Ibogainë është metoda më efektive, sepse çon në ndryshim të vetëdijes

Trajtimin e varësisë me Ibogainë i pari e ka përshkruar në mënyrë shkencore psikologu kilian Claudio Naranjo gjatë viteve të 60-a. Pas 40 seancave me Ibogainë ka mësuar se ekstrakti i bimës i ndihmon njerëzve që të shohin përvojat e vështira në mënyrë objektive. Prandaj. Edhe të lirohen nga konfliktet e pazgjidhura emocionale. 

Edhe pse është konstatuar që Ibogaine nuk është neurotoksike, ajo është e lidhur me raste të vdekjes, arsyeja për këtë iu është atribuuar kombinimit me opiate, sepse, në këtë rast, ajo rrit efektin e tyre.

Kjo do të thotë që trajtimi i varësisë psikike me Ibogainë duhet të zbatohet vetëm nën kushte të dëshmuara mjekësore dhe nën mbikëqyrje të stafit mjekësor që ka përvojë në aplikimin e kësaj terapie. Pikërisht këto kushte mund t’i gjeni në klinikën VIP Vorobjev.

Falë përvojës me disa dekada të ekipit tonë trajtimi i alkoolizmit dhe i sëmundjeve tjera të varësisë garanton sukses 100 për qind. Në të vërtetë, trajtimi aktiv me Ibogainë zgjat 6 orë, ndërsa në 24 orët e ardhshme, pacienti është nën mbikëqyrje të vazhdueshme të mjekëve dhe motrave medicinale. 

Në këtë periudhë, nën ndikimin e substancave të forta, vjen deri tek efektet negative të varësisë, por edhe tek shkaku i vërtetë që ka sjell problemin. Duke kthyer vetëdijen në rrugën e vërtetë, trajtimi i varësisë psikike me Ibogainë rrit forcën që personi të vazhdojë të punojë në vetvete për të arritur qëllimin e synuar, e ai është – mënyra e shëndetshme e jetesës. 

lečenje psihičke zavisnosti ibogainom

Mos lejoni që varësia psikike të ju diktojë shprehitë, vizitoni klinikën VIP Vorobjev dhe do të mahniteni me efektin jashtëzakonisht të shpejtë që e sjell terapia me Ibogainë.

Leave a reply