Tabela e përmbajtjes:
Varësia nga Interneti si problem psikologjik dhe shoqëror shfaqet në fund të shekullit XX. Edhe se fillimet e Internetit lidhen me dekadën e fundit të shekullit të kaluar, definomi i këtij çrregullimi në qarqe profesionale shfaqet rreth njëzet vjet më vonë.
Termi varësia nga Internet për herë të parë është përdorur nga psikiatri amerikan dr Ivan Goldberg. Ai e ka përcaktuar këtë lloj të varësisë si çrregullim psikik të cilin e karakterizon obsesioni për të qëndruar në Internet. Pasi që numër gjithnjë e më i madh është paraqitur me problemin e pakontrolluar të përdorimit të përmbajtjeve të Internetit, analizave dhe trajtimit të tij iu qasen edhe psikiatër dhe psikologë tjerë.
Me përcaktimin e kësaj dukurie bashkëkohore si problem shëndetësor (i ashtuquajturi çrregullim kibernetik) dhe klasifikimin e tij si sëmundje e varësisë, është bërë një hap i madh në trajtimin e personave të varur nga Interneti.
Internet – Përparësitë dhe rreziqet
Është pothuajse e pamundur të paramendohet bota bashkëkohore pa Internet. Ky zbulim revolucionar teknologjik, ka sjell ndryshime të jashtëzakonshme në jetën e njeriut. Ekspansioni i Internetit është aq i madh sa pothuajse nuk ekziston vend në planet që ai nuk përdoret. Dobitë që ka shoqëria nga Interneti mund të klasifikohen në radhën e zbulimeve më të mëdha të civilizimit, siç janë zbulimi i rrymës dhe penicilinës.
Kërkimi në Internet është i arsyeshëm dhe i dëshirueshëm me qëllim të grumbullimit të informacioneve të domosdoshme për kryerjen e ndonjë pune. Kërkimi i të dhënave fushash të ndryshme të aktiviteteve njerëzore, sot është mjaft i lehtësuar dhe përshpejtuar falë këtij rrjeti. Kështu baza e informacioneve të Internetit ka rëndësi të madhe në realizimin e hulumtimeve shkencore dhe hulumtimeve tjera.
Por, pa marr parasysh çfarë përparësi ofron Interneti, duhet kujdes i madh gjatë përdorimit të tij. Veçanërisht të kujdesshëm duhet të jeni prindërit sepse qëndrimi i pakontrolluar në këtë rrjet mund të shkaktojë shume probleme tek fëmijët. Çrregullimi i vëmendjes, desocializimi dhe agresiviteti janë vetëm disa prej shkaktarëve.
Që përdorimi i tepërt i Internetit nuk është vetëm problem psikologjik, por edhe problem social, tregojnë edhe hulumtimet shkencore të publikuara tek ne dhe në botë. Duke qëndruar vazhdimisht “në rrjet”, prishet kufiri ndërmjet botës reale dhe virtuale. Obsesioni me rrjete sociale, blerja kompulsive në dyqane elektronike dhe lojërat e vazhdueshme, janë disa prej formave patologjike të sjelljes në Internet.
A jeni të varur nga Interneti?
A i kontrolloni automatikisht pëlqimet rrjetet sociale, në mëngjes posa të hapni sytë dhe në mbrëmje para se të flini? Postimet e miqve virtual janë më interesant se biseda që e bëni në tryezë me prindërit, fëmijët apo miqtë real? Telefonat e mençur apo tabletat nuk i lëshoni me orë prej duarve? Pyeteni veten nëse tashmë jeni në gjendje të varësisë digjitale.
Varësia digjitale është problem shumë serioz, i cili hyn në radhët e varësisë nga alkooli, narkotikët dhe bixhozi. Sipas të dhënave statistikore, vlerësohet që nga kjo vuajnë rreth 44 për qind e njerëzve. Kur personi nuk ka mundësi të hyjë në Internet, paraqiten stresi, nervozizmi dhe ankthi. Përqendrimi dhe kujtesa e dobët, irritimi dhe ndryshimet e menjëhershme të disponimit, janë disa prej manifestimeve të sjelljes së varësisë.
Për këtë arsye, për varësinë nga Interneti duhet qasje e përgjegjshme, sikur edhe ndaj sëmundjeve tjera adiktive. Posa të identifikohet problemi, është e domosdoshme të kërkohet ndihma profesionale.
Varësia nga Interneti – Kur bota virtuale zëvendëson realitetin
Desocializimi, si pasojë e shkyçjes nga bota reale për shkak të “qëndrimit” të tepërt në botën e cila simulon realitetin, është problem që paraqitet jo vetëm tek fëmijët, por dhe tek të rriturit. Bixhozi, ankandet, luajtja e lojërave me robotë apo me bashkëlojtarë të panjohur, në tjetrën anë të botës (shah, monopol, video-lojëra etj.) çojnë në izolim. Kur personi zgjohet nga komfori i botës imagjinare, shpesh has në moskuptim dhe gjykim të rrethit.
Neglizhenca i aktiviteteve të përditshme, siç janë shoqërimi dhe mësim, obligimet në punë dhe shtëpi, rezultojnë me konflikte me të afërmit. Çrregullimet e gjumit dhe në të ushqyerit, si dhe depresioni, zmbrapsja dhe ndjenja e fajit, janë shoqërues të shpeshtë të tjetërsimit të shkaktuar nga përdorimi i tepruar i Internetit. Për këtë arsye varësia nga Interneti me të drejtë quhet edhe devijim social.
Përdorimi kompulsiv i Internetit më shpesh shfaqet si përgjigje ndaj pakënaqësisë me jetën personale apo ndonjë segment të jetës. Përmbushja dhe kënaqësia kërkohen në kalimin pa fund të kohës në surfim, gjegjësisht kërkimin e kotë të faqeve të ndryshme. Zbrazësia emocionale përmbushet me lidhje dashurie dhe marrëdhënie seksuale sajber, ndërsa shmanget kërkimi i partnerëve real. Për këtë arsye është e domosdoshme, që përveç ndihmës së ekspertëve, së pari të identifikohen shkaqet e varësisë, dhe më pas të shërohet vetë varësia.
Varësia nga Interneti – A është i mundur shërimi?
Nëse personi e pranon që ka problem me varësinë teknologjike, dhe e ka të pamundur që i vetëm të zvogëlojë kohën e kaluar në Internet, është e nevojshme të kërkojë ndihmën profesionale. Ekipi ynë i mjekëve specialistë të shpërblyer dhe me renome në botë do t’ju ndihmojë që më lehtë të zgjidhni problemin tuaj.
Në Klinikën për trajtimin e sëmundjeve të varësisë “VIP Vorobjev”, me sukses e zbatojmë programin për trajtimin e varësisë nga Interneti. Qëllimi primar i këtij trajtimi është që të largohet nevoja obsesive për të qëndruar pandërprerë në Internet.
Në psikoterapi, të cilën në klinikën tonë e kryejnë ekspertët më të mëdhenj, zbulohen shkaqet e sjelljes së varësisë. Më pas, me metoda speciale, punohet në ndërtimin e mekanizmave të rrënuar të vullnetit dhe në stabilizimin e personalitetit dhe psikikës. Funksionet themelore jetësore, siç janë gjumi dhe ngrënia, janë vendosur përsëri. Në këtë mënyrë kontribuohet në largimin e nervozizmit dhe irritimit, dhe vendoset kontrolli i emocioneve dhe jetës së tyre.
Etapat dhe metodat e trajtimit të varësisë nga Interneti
Trajtimi i varësisë nga Interneti në klinikën “VIP Vorobjev” zgjat 14 ditë, kryhet në disa etapa dhe përfshin mëto metoda të konfirmuara:- Diagnostifikimi ka për qëllim vlerësimin e gjendjes psikofizike të pacientit. Kontrollimi standard diagnostifikues i gjendjes fizike të pacientit përfshin: testin e urinës, analizat e përgjithshme dhe biokimike të gjakut, kontrollin e pranisë së virusit në gjak, EKG-në dhe kontrollimin e mjekut internist.
Pjesa e dytë e kontrollimit diagnostifikues nënkupton vlerësimin e gjendjes psikike të pacientit. Përmes testeve psikologjike përcaktohet niveli i varësisë së pacientit. Vlerësimi i pasojave që ka pësuar shëndeti mental, nëse ekzistojnë çrregullimet psikike, nëse janë ruajtur mekanizmat e vullnetit, sa është dëshira dhe motivimi për shërim, nëse është i pranishëm depresioni etj.
Pas konsultimeve dhe diagnostifikimit psikologjik, mjekëtvendosin strategjinë dhe përcaktojnë programin individual të trajtimit. Nëse rezultatet tregojnë devijime të caktuara nga standardet apo manifestohen faktorë të caktuar të rrezikut (siç janë sëmundjet kronike).
- Farmakoterapia, gjegjësisht terapia me ilaçe në fillim të trajtimit ndihmon në stabilizimin psikik të pacientit. Me ndihmën e medikamenteve, eliminohen ankthi dhe depresioni. Pas stabilizimit, pacienti do të mund të analizojë gjendjen e tij, që në mënyrë adekuate të reagojë në ngjarje dhe t’i pranojë ato. Vetëm atëherë mund të fillohet me fazën e ardhshme të trajtimit.
Varësia nga Interneti – Teknologjia në luftë kundër sëmundjeve të varësisë
- Trajtimi me pajisje mjekësore, gjegjësisht terapia Neuro Jet, nënkupton metodën përmes së cilës me impulse speciale ndikohet në neurone në tru që janë përgjegjës për sekretimin e endorfinës (hormonit të lumturisë). Me pajisjen Neuro Jet normalizohet niveli i këtyre hormoneve. Stimulimi me këtë pajisje është pa dhimbje, kështu që pacienti ndjen vetëm dridhje dhe gudulisje të lehtë. Frekuenca dhe intensiteti i impulseve kontrollohet përmes kompjuterit.
- Terapia laterale (anësore) shërben për të rregulluar asimetrinë e hemisferave në tru. Kjo është një metodë neurofiziologjike e korrigjimit të çrregullimeve të sjelljes dhe vullnetit, si dhe të reduktimit të dëshirës patologjike për të qëndruar në Internet. Me këtë metodë arrihet normalizimi i funksionit të hemisferës së majtë dhe të djathtë të trurit.
- Integratori i lëvizjeve të syve është metodë e desenzibilizimit përmes vendosjes së lëvizjeve të reja të syve. Me aplikimin e këtij integratori, bllokohen ngjarjet të lidhura me dëshirën patologjike për të përdorur Internetin. Syza të veçanta në trurin e pacientit emitojnë video-sinjale të koduara, derisa audio-sinjalet barten përmes dëgjueseve. Në trurin e pacientit ndikohet duke emituar imazhe që në nëndijen e tij formojnë ndjenjën e refuzimit ndaj përdorimit të tepërt të Internetit.
Psikoterapia si formë e trajtimit të sëmundjeve të varësisë
- Psikoterapia përfshin disa modele psikologjike, të cilët aplikohen në varësi prej gjendjes psikike të pacientit.
Varësia nga Interneti – luftë psikologjike
- Bllokada mentale është procedurë e cila përfshin elementet e hipnozës. Duke ndërhyrë në ndërdije dhe me projektimin e imazheve që kanë të bëjnë me ngjarjet më të rëndësishme jetësore, pacienti sikur e përjeton përsëri jetës. Këto momente janë thellësisht emocionues dhe shumë intensiv. Në përmbajtjen shqetësuese nga kujtesa e tyre, pacientët reagojnë vrullshëm. Përvojat që përjetojnë gjatë gjendjes hipnotike shpesh ka efekt kthjellje tek pacientët dhe ata nuk dëshirojnë që kurrë të mos kthehen në varësi.
Varësia nga Interneti – Trajtimi ambulator
- Trajtimi ambulator paraqet fazën e fundit të luftës kundër sëmundjes së varësisë. pas përfundimit të trajtimit, bëhet një analizë objektive e situatës me ndihmën e testeve të ndryshme dhe shkallëve psikometrike. Analiza e rezultateve të rehabilitimit është dydrejtimëshe. Kështu, pacienti bën shqyrtimin e trajtimit të tij: cilët janë rezultatet, cilat simptoma të sëmundjeve janë zhdukur, sa ndjehet i sigurt në vetvete dhe si do të organizojë jetën.
Pas largimit nga spitali, vazhdon përcjellja e gjendjes psikike të pacientit. Kjo fazë e ruajtjes së rezultateve zgjat një vit dhe nënkupton kontrollet e rregullta mujore. Klinika „VIP Vorobjev “ është gjithnjë pranë pacientëve të saj 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Në luftën kundër recidivëve, pacientët gjithmonë marrin mbështetjen tonë të plotë. Përveç kontrolleve të rregullta, ata në çdo moment mund t’i drejtohen mjekëve tanë.
Nëse dëshironi të konsultoheni lidhur me trajtimin e varësisë që e keni Ju apo ndonjë i afërm i Juaji, mos hezitoni të na telefononi. Të gjithë mjekët tanë janë anesteziologë, psikiatër dhe psikologë të certifikuar, me 10-25 vite përvojë punë. Diskrecioni dhe përkushtimi i mjekëve tanë garantojnë qasjen më efikase të çdo pacienti individualisht dhe – rezultatet më të mira. Njohuritë, ekspertiza dhe përvoja e madhe në trajtimin e pacientëve nga e tërë bota, janë rekomandimi më i mirë i Klinikës „VIP Vorobjev“ në tretmanët dhe trajtimin e sëmundjeve të varësisë.