Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Trajtimi i bixhozçive – Mposhtni këtë varësi një herë e përgjithmonë

Trajtimi i bixhozçive

Bixhozi është një nga format më dinake të veseve të njeriut. Ky lloj i aktivitetit njeriut i ofron iluzione, përkatësisht mashtrim të madh rreth asaj që bukvalisht për një natë do të mund të fitojë një shumë të madhe të parave. Por, është fakt që bixhozi, si i tillë, mund të ketë si pasojë edhe shkatërrimin e plotë financiar dhe personal. Për shumë njerëz bixhozi, në të vërtetë, paraqet një argëtim të padëmshëm, por me kalimin e kohës, ai mund të bëhet një problem i madh psikik. Ky problem është – varësia nga lojërat e fatit, gjegjësisht nga bixhozi. Meqenëse varësia nga bixhozi mund që në çdo segment të shkatërrojë dhe rrënojë jetën e njeriut, është i domosdoshëm trajtimi mjekësor i bixhozçive.

Varësia nga bixhozi, gjegjësisht bixhozi kompulsiv (patologjik) paraqet dëshirën apo impulsin e pakontrolluar për të lozur lojëra të ndryshme të fatit. Bixhozi, në të vërtetë, nënkupton që jeni të gatshëm të rrezikoni diçka që vlerësoni, me shpresë që si kundërshpërblim do të fitoni diçka më të vlefshme. Duhet theksuar që bixhozi është një aktivitet i shumëllojshëm. Në këtë drejtim, ekzistojnë edhe lloje të ndryshme, gjegjësisht tipa të varësisë nga bixhozi. E kundërta e mendimit të përgjithshëm të rrënjosur, akti i bixhozit nuk është i kufizuar vetëm në automat, ruletë, slot aparate dhe kazino. Përkundrazi, edhe blerja e tiketës së llotarisë, luajtja e tombolës apo basti më i zakonshëm me një mik janë forma të bixhozit.

Por, pa marr parasysh për cilin lloj të bixhozit bëhet fjalë, kjo formë e aktiviteteve mund që plotësisht t’i kaplojë jetën individit, duke i shkaktuar njërën prej epidemive më të mëdha të ditëve të sotme – varësinë nga bixhozi. Duhet gjithmonë të kemi parasysh që trajtimi i bixhozçive është gjithsesi i mundur. Shumë njerëz që kanë luftuar me varësinë nga bixhozi, me sukses kanë mposhtur këtë lloj të varësisë, me ndihmën e tretmanit profesional mjekësor.

lečenje kockara Klinika VIP Vorobjev

Çka e shkakton varësinë nga bixhozi?

Para së gjithash, bixhozi mund të nxis sistemin e shpërblimitnë tru, të cilin mund ta shkaktojnë edhedrogaedhealkooli. Por, për shkak të lozuri bast dhe lojërave të fatit për një kohë të gjatë, pothuajse sigurisht vjen deri tek zhvillimi i varësisë nga bixhozi. Varësia nga bixhozi mund të shfaqet kur personi ndjen që gjendet në krizë financiare. Në këto momente, një numër i madh i njerëzve mendojnë që problemet financiare mund t’i zgjidhin përmes bixhozit, me shpresë që për një kohë të shkurtër do të fitojnë një shumë të madhe të parave.

Për fat të keq, kjo sjellje gjithnjë rezulton me të kundërtën e saj. Me fjalë tjera, kjo çon në rreth vicioz, në të cilin bixhozçiu përpiqet të rikuperojë humbjet e tij. Format më të rënda të varësisë nga bixhozi paraqiten kur një person ka nevojë të madhe dhe urgjente për para. Përveç dëshirës për të fituar shpejtë para, ekzistojnë edhe faktorë tjerë që ndikojnë në shfaqjen e varësisë nga bixhozi. këta janë, për shembull, dëshira për të përjetuar emocione, statusi shoqëror në lidhje me bixhozin e suksesshëm dhe të ngjashëm.

Hulumtimet kanë treguar që njerëzit që vuajnë nga bixhozi kompulsivkanë tendenca që gjithnjë të kërkojnë risi në jetën e tyre. Në anën tjetër, konsiderohet që varësia nga bixhozi është rezultat i kombinimit të ndjeshmërisë së lindur biopsikologjike, mënyrës së ë menduarit dhe ndikimit të shoqërisë.

Trajtimi i bixhozçive – Cilat janë shenjat dhe simptomat e varësisë nga lojërat e fatit?

Simptomat e varësisë nga bixhozi janë pothuajse të njëjtë, gjegjësisht identik sikur edhe simptomat e çdo lloji tjetër të varësisë. Shenjat e zakonshme të varësisë përfshijnë këto simptoma, por, natyrisht, nuk kufizohen në këto.

Ekzistimi i nevojës që aktivitetet rreth bixhozit të fshihen dhe të jenë mister;
Problemet me kontrollin e instiktit, gjegjësisht nevojës për bixhoz;
Planifikimi i vazhdueshëm për të pasur sa më shumë para për bixhoz;
Luajtja e lojërave të fatit madje edhe në rastet kur personi i varur nuk mund që financiarisht të përballojë këtë, andaj futet në borxhe;
Nevoja që të loz me shuma gjithnjë më të mëdha të parave, për të përjetuar emocionet e njëjta;
Ndjenja e shqetësimit apo irritimit kur tentohet zvogëlimi i të lozuri bixhoz;
Përpjekjet që paratë e humbura në bixhoz të kthehen me bixhoz edhe më intensiv;
Të gënjyerit e anëtarëve të familjes për të fshehur problemin dhe sasinë e bixhozit;
To lozuri e lojërave të fatit për të shmangur problemet apo ndjenjën e pafuqisë, fajit, ankthit apo depresionit.

Keni parasysh që bixhozi nuk është vetëm problem financiar, por edhe problem emocional-psikologjik ë cili shkakton pasoja financiare. Gjithashtu, simptoma të varësisë nga bixhozi mund të jenë rrezikimi apo humbja e raporteve shoqërore, siç janë raportet në punë, në familje, me miqtë apo raportet në martesë. Njëra prej simptomave më goditëse të varësisë nga bixhozi është edhe pranimi i kryerjes së veprave kriminale (vjedhjeve) apo mashtrimeve për të fituar para për bixhoz.

Nëse vëreni ndonjë prej simptomave të cekura, është shumë e rëndësishme që me kohë të paraqiteni në klinikën kompetente përtrajtimin e varësisë nga bixhozi. Asnjëherë mos harroni që trajtimi i bixhozçive zbatohet me sukses dhe me efikasitet.

lečenje kockara Klinika VIP Vorobjev

Cilat janë pasojat e varësisë nga bixhozi?

Lirisht mund të themi që, varësia nga bixhozi, është problem progresiv, i cili mund të ketë shumë pasoja negative psikologjike, fizike dhe sociale. Bixhozi patologjik, gjegjësisht varësia nga bixhozi mund të shkaktojë probleme psikike siç janë depresioni, mendimet dhe prirjet vetëvrasëse. Janë shënuar, për fat të keq, edhe situata ekstreme kur bixhozçitë kanë vrarë veten, apo së paku, kanë tentuar që vrasin veten.

Pikërisht për këto arsye trajtimi i bixhozçive është mënyra e vetme që personi i varur t’i kthehet rrugës së jetës së shëndetshme dhe të lumtur.

Në anën tjetër, depresioni dhe ankthi, të shkaktuar nga varësia prej bixhozit, mund të çojnë në humbjen e gjumit (insomnia), puçrra, rrathë të zi përreth syve, humbje të peshës, apo shtim të peshës. Pasojat e varësisë nga bixhozi përfshijnë edhe irritimin e lehtë, ndjenjën e pashpresës, të menduarit dhe kujtesën ngadalshme, zemërim, mllef, të menduarit e përhershme rreth problemeve, humbjen e interesit për seks dhe të ngjashme. Statistikat flasin që shumë bixhozçi fillojnë të marrin opiate, narkotikë apo alkool, për të zbutur stresin që e ndjejnë për shkak të mënyrës së jetës si bixhozçi.

Kjo më tej do të thotë që varësia nga bixhozi është ngushtë e lidhur me alkoolizmin dhe format tjera të varësisë, siç janëvarësia nga kokainaapoheroina.

Rešenja ima - Lečenje kockara je svakako moguće!

Bixhozçitë e anashkalojnë faktin që humbja në lojërat e fatit është e garantuar, si dhe faktin që fitimi vjen shumë rrallë. Humbja e kontrollit mbi bixhozin, shfaqja e sindromës (krizës) së abstinencës, nevoja për të përjetuar sërish emocione, dhe në fund faza e dëshpërimit ... Këto janë vetëm prej disa treguesve të qartë që është e pranishme, gjegjësisht është formuar varësia nga bixhozi. për fat të mirë, siç e kemi theksuar shumë herë, dijeni që trajtimi i bixhozçive përmes metodave bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve të varësisë, është gjithsesi i realizueshëm!

Klinika VIP Vorobjevluksoze dhe bashkëkohore për më shumë se dy dekada me sukses trajton çdo formë të varësisë nga bixhozi. Në klinikën tonë aplikohen vetëm tretmanët e sigurt dhe të testuar mjekësor për trajtimin e bixhozçive, qëllimi i të cilëve është eliminimi i nevojës patologjike për të qenë i pranishëm në qarqet e bixhozit.

Trajtimi në klinikën për largim nga varësianga lojërat e fatit VIP Vorobjevpërfshin disa faza:
Diagnostifikimi, përmes së cilit përcaktohet gjendja e përgjithshme psikofizike e pacientit.
Farmakoterapia, qëllimi i së cilës është stabilizimi farmakologjik i gjendjes psikike të pacientit.
Trajtimi me pajisje mjekësore, i cili përfshin terapinë Neuro-jet, terapinë laterale dhe integratorin e lëvizjeve të syve.
Psikoterapia, e cila përfshin psikoterapinë individuale, psikoterapinë edukative, psikoterapinë grupore dhe psikoterapinë familjare.
Faza e bllokadës mendore, e cila ka elemente të hipnozës, kur pacienti, në gjendje transi, për një kohë shumë të shkurtër sikur përsëri jeton jetën e tij.
Trajtimi ambulanotr, e cila fillon pas çregjistrimit të pacientit nga spitali dhe zgjat 12 muaj.

Trajtimet kulmore, prej të cilëve e kishim veçuar terapinë me Ibogainë, që e kryen ekipi i ekspertëve tanë të njohur dhe të çmuar në botë, do t’ju ndihmojë që të humbisni çdo dëshirë për bixhoz. Në këtë mënyrë, do të çliroheni nga sëmundjet e varësisë një herë e përgjithmonë! Zgjidhni klinikën VIP Vorobjev, sepse zgjidhja për të gjithë problemet tuaja është vetëm një hap larg jush!

Choose an addiction recovery program

image