Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Terapia neurometabolike

Përdorimi sistematik afatgjatë i narkotikëve, alkoolit dhe barnave psikoaktive në doza të mëdha ka efekt shkatërrues në sistemin nervor qendror.

Terapia neurometabolike stimulon sintezën dhe përdorimin e oksigjenit, më shumë se 19 herë rrit sintezën adenotintrifosfat në kushte të ishemisë dhe hipoksisë. Në përbërjen e preparateve neurometabolike hyjnë rreth 30 për qind të substancave organike siç janë peptidet, aminoacidet, nukleozidet, lipoidet dhe oligosakaridet, mikroelementet (natriumi, kalciumi, fosfori, magnezi).

Nën efektin e tyre, transferimi i glukozës nga gjaku në tru të madh mund të rritet deri në 50 për qind.

Aplikimi i terapisë neurometabolike në kombinim të duhur me teprinë specifike dhe psikoterapinë për më pak se katër javë ka rezultuar me përmirësim të gjendjes tek më shumë se 85 për qind të pacientëve me çrregullime të ndryshme psikike.

Përmirësimi është i dukshëm në:

zvogëlim të intensitetit dhe largimin e tërësishëm të dhimbjeve të kokës, pagjumësisë, marramendjes, shqetësimit dhe ndjenjës së frikës;
përmirësim të kujtesës dhe përqendrimit;
zvogëlim apo zhdukje të plotë të çrregullimeve tjerë të shumë aktiviteteve nervore;

Terapia komplekse e cila përfshin terapinë neurometabolike zvogëlon deficitin në ushqim dhe përmirëson lidhjet neurone. Aktiviteti biologjik i stimulit neurometabolik ka këto efekte:

1. Efekt nootropik (ndikim pozitiv në çrregullimin e funksioneve të larta të kores së trurit, në nivelin e gjykimit dhe vetëkritikës, në përmirësim të mendimit, vëmendjes, të folurit).

2. Efekti mnemotropik (ndikimi pozitiv në kujtesë dhe aftësinë e të mësuarit)

3. Përmirësimi i qartësisë së vetëdijes (zvogëlimi i gjendjes së dëshpërimit dhe humbjes së vetëdijes)

4. Efekti adaptogjen (forcimi i rezistencës së organizmit në kushte ekstreme)

5. Efekti antiastenik (zvogëlimi i simptomave të astenisë – dobësisë, plogështisë, molisjes, rraskapitjes psikike, depresionit)

6. Efekti psikostimulues (shtimi i aktiviteteve, rezistenca ndaj stresit, zvogëlimi i shqetësimit, formimi i kriticizmit ndaj gjendjes së vetvetes, zvogëlimi i ngadalësimit psikomotorik)

7. Efekti antidepresiv (forcimi i motiveve tlë jetës dhe stimujve, qartësia e vetëdijes, gjetja e zgjidhjes adekuate të problemit)

8. Efekti sedativ apo qetësues (zvogëlimi i irritimit dhe ndjeshmërisë emocionale)

9. Ndikimi pozitiv ne sistemin nervor vegjetativ (periferik) – korrigjon çrregullimet e sëmundjeve të Parkinsonit dhe Alchajmerit, encefalopatisë dhe pasojat e toksikëve.

Indikacionet – terapia neurometabolike aplikohet në këto raste:

pasojat e intoksifikimit afatgjatë me substanca psikoaktive, tek çrregullimet psikike dhe çrregullimet në sjellje që janë të lidhura me alkoolizmin, narkomaninë, toksikomaninë dhe polinarkomaninë.
çrregullime skizofrene, skizoide dhe maniake.
ndryshime në organe – ndryshime që janë të lidhur me moshën, metabolizmin dhe venat e gjakut në SNQ për shkak të diabetit, arterosklerozës, hipertensionit, mbipeshës, lëndimeve, çrregullimeve të disponimit (çrregullimet afektive)
çrregullimet neurotike, të lidhur me stresin dhe çrregullimet somatoforme
çrregullimet në sjellje për shkak të çrregullimeve fiziologjike dhe faktorëve fizik (pagjumësia, përgjumja, ecja në gjumë, anoreksia, bulimia)
çrregullimet e personalitetit (psikopati) dhe sjelljes në moshë të pjekur, prapambetja mentale

Kundërindikacionet – terapia neurometabolike nuk aplikohet në këto raste:

ekzistimi i alergjive tek pacientët
nëse pacientët kanë reagim negativ në disa komponentë të terapisë.

Choose an addiction recovery program

image